OneNote

Komentet
Hyr
  • Outlook.com
  • Kontaktet
  • Kalendari
  • OneDrive
  • Word
  • Excel
  • PowerPoint
  • OneNote
  • Sway
  • Skype
  • Office
  • Flow

Mënyra për të shkëlqyer në shkollë me OneNote

MBAJ SHËNIME TË MAHNITSHME
PUNO ME SHOKËT
MBARO MË SHPEJT DETYRAT

Mbaj shënime të mahnitshme

Shkrep fotografi të dërrasave të bardha

Fotografo shpejt një dërrasë të bardhë, diapozitiv ose dokument. OneNote do ta shkurtojë dhe do ta përmirësojë që të lexohet më lehtë. Ne do të njohim edhe tekstin e shtypur, që të mund ta kërkosh më vonë.

Skico ose shkruaj me dorë

Skico diagramin nga dërrasa me një stilolaps. Shkruaj me shkrim dore të gjitha shënimet e tua nëse e ke më për mbarë se t'i shtypësh.

Regjistro audion

Mos shëno çdo fjalë të leksionit, por vetëm pjesët e rëndësishme. OneNote i lidh shënimet e tua me audion, kështu që mund të kalosh drejt e tek pjesa që po thuhej kur more çdo shënim.

Krijo lista të gjërave për të bërë e të tjera

OneNote u projektua për të qenë i shpejtë dhe i përshtatshëm për tekste, lista të gjërave për të bërë dhe tabela. Mos u shqetëso për strukturat, shtyp kudo në faqen që dëshiron.

Puno me shokët

Bashkëndaj me këdo

Nëse ke emailin e tyre, mund të bashkëndash me to. Fillimi është i lehtë dhe i shpejtë.

Redaktoni bashkë në kohë reale

Si kur jeni në të njëjtën dhomë, ashtu dhe kur jeni në dy anë të kundërta të universitetit, punoni së bashku në kohë reale. Shenjat e rishikimit ju tregojnë se kush po punon dhe mbi çfarë po punon.

Puno nga çdo pajisje, kudo

Në klasë, në dhomën tënde, në një laborator kompjuterik ose në një kafene, mund të punoni së bashku në çdo pajisje kudo që të jeni. OneNote sinkronizon automatikisht për të mbajtur gjithçka bashkë për ty, edhe nëse dikush del jashtë linje.

Mbaro më shpejt detyrat

Shkëput nga uebi

Kërkimi në ueb është themelor për shumicën e projekteve. Fotografo me një klik të vetëm cilëndo faqe uebi në cilindo shfletues. Bëj shënime në faqe në OneNote.

Bëj shënime në diapozitiva dhe dokumente

Mbaj diapozitivat dhe fletët e leksionit me shënimet e tua. Mbaj shënime në krye ose në anë të tyre duke shtypur ose duke shkruar me shkrim dore me një stilolaps.

Sistemo mendimet e tua kudo

Shkruaj në krye të fotografive ose imazheve. Organizoji ashtu si me pusullat ngjitëse, për t'i bërë të kuptueshme idetë e tua. Komento thjesht duke shkruar në hapësirat anësore.

Qëndro i organizuar, shkëlqe në shkollë

Skedues apo stivues? OneNote i pëlqen të dyja. Mbaji shënimet dhe projektet të organizuara duke krijuar blloqe shënimesh dhe seksione. Kërko dhe gjej lehtësisht çdo tekst që shtype, fragmentove ose shkrove me dorë.

Merr OneNote falas

OneNote

Falas për të gjithë nxënësit
Shkarkim falas
Windows, Mac, iOS dhe Android.
Nuk je i sigurt? Explore Sample Notebooks

OneNote me Office 365

Falas për shkolla të veçanta
Kontrollo nëse i plotëson kushtet
Merr OneNote, Word, Excel dhe PowerPoint në të gjitha pajisjet e tua.
Ndrysho gjuhën
Privatësia dhe kukit Informacione ligjore Markat e regjistruara Privatësia e shëndetit të konsumatorit © 2025 Microsoft.com