Aplikacionet e spikatura
Shfrytëzoje më mirë OneNote me këto aplikacione dhe pajisje.
Brother Web Connection
Makina jote Brother (skaner i dokumenteve/MFP) mund të skanojë imazhet dhe t'i ngarkojë drejt e në OneNote dhe OneDrive pa kaluar nëpër një kompjuter.
Chegg
Studentët mund t'i ruajnë në OneNote përgjigjet e detyrave të tyre të rëndësishme nga Chegg Study Q&A. Është e lehtë me butonin "Clip It" të OneNote. Nga atje, mund të nisësh organizimin e përgjigjeve të tua sipas lëndës, klasës ose detyrës dhe të mund t'i kërkosh në çast në OneNote. Krijo udhëzuesin e përkryer të studimit dhe ndaje me shokët e klasës.
cloudHQ
Integro shënimet e tua të OneNote me cloudHQ. Sinkronizo blloqet e tua të shënimeve me shërbime të tjera popullore në renë kompjuterike si Salesforce, Evernote, Dropbox. Bashkëpuno me lehtësi me të tjerët, bashkëndaj idetë e tua në çdo aplikacion dhe sinkronizoji ato automatikisht përsëri në OneNote. Gjithashtu, bëj kopje rezervë të blloqeve të tua të shënimeve të OneNote në shërbimet e tjera në renë kompjuterike për të mbrojtur idetë e tua në rast se i fshin aksidentalisht.
Newton
Ruaj emailet e rëndësishme në OneNote me një klik të vetëm, duke përdorur Newton. Si kur është një faturë, një recetë apo një email i rëndësishëm i një klienti, përdor integrimin e OneNote në Newton për të mbajtur gjithçka bashkë.
Docs.com
Docs.com i lejon përdoruesit të shpërndajnë shënimet ose materialet mësimore nëpërmjet blloqeve të shënimeve të OneNote. Ai u mundëson njerëzve, si mësuesve dhe nxënësve, në të gjithë botën të paraqesin dhe të ripërdorin bllokun tënd të shënimeve të OneNote, duke rritur popullaritetin dhe ndikimin në komunitet.
Doxie Mobile Scanners
Doxie është një lloj i ri skaneri për letër që është i ringarkueshëm, në mënyrë që të mund t'i skanosh dokumentet kudo - pa u dashur kompjuteri. Thjesht ngarkoje dhe ndize, kudo që të jesh - fut letrën, recetat dhe fotografitë që do të skanosh, arkivosh dhe bashkëndash. Doxie skanon kudo, më pas sinkronizohet me OneNote për qasje në të gjitha dokumentet e tua të skanuara, në të gjitha pajisjet e tua
EDUonGo
EDUonGo e lejon çdonjërin të lëshojë në pak minuta një kurs ose akademi në linjë. Nxënësit e EDUonGo mund të eksportojnë me lehtësi mësime te blloqet e tyre personale të shënimeve. Kjo ua lehtëson nxënësve mbajtjen e shënimeve dhe bashkëndarjen me të tjerët. Nxënësit mund të lidhen edhe me llogaritë e tyre të OneDrive. Mësuesit mund të përfshijnë video nga Office Mix në mësimet e tyre.
Emaili tek OneNote
Kap gjërat që kanë rëndësi për ty kur je në lëvizje, duke i dërguar me email drejt e në bllokun tënd të shënimeve. Dërgo dokumentet, shënimet, itineraret e shumë të tjera te me@onenote.com dhe ne do t'i vendosim në bllokun tënd të shënimeve të OneNote, ku mund të qasesh tek ato nga të gjitha pajisjet e tua.
Epson Document Capture Pro
Document Capture Pro të lejon të skanosh me lehtësi dokumentet, të redaktosh faqet, të ruash skedarët dhe të transferosh të dhënat tek aplikacionet e skanuara me skanerët Epson, si p.sh. Workforce® DS-30, DS-510, DS-560 e të tjerë. Për më tepër, përdoruesit mund të skanojnë në OneNote me një prekje të vetme, për t'u qasur me lehtësi në dokumente nga disa pajisje ose për t'i bashkëndarë me të tjerët.
eQuil Smartpen2 & Smartmarker
Shkruaji shënimet e tua në çdo sipërfaqe dhe dërgoji në OneNote duke e bërë atë një sipërfaqe inteligjente me eQuil Smartpen2 dhe Smartmarker. Kjo është një mënyrë e natyrshme për të marrë mendimet e tua të shkëlqyera.
Feedly
Feedly i lidh lexuesit me historitë dhe informacionet për të cilat janë të pasionuar. Përdor Feedly për të zbuluar dhe ndjekur përmbajtje të mrekullueshme, më pas ruaji artikujt më të mirë drejt e tek OneNote me një klik.
Paper dhe Pencil nga FiftyThree
Shko nga Pencil në Paper me idetë e tua dhe më pas çoje një hap më tej me OneNote. Shkruaj dhe vizato me saktësinë dhe lehtësinë e përmirësuar për të cilën Pencil është i njohur dhe nëse bën një gabim, thjesht ktheje nga ana tjetër stilolapsin dhe fshije në mënyrë natyrale - të gjitha drejt e në OneNote. Mbaj shënime me lehtësi, bëj lista me zgjedhje dhe skico në Paper dhe më pas bashkëndaji në OneNote për të bërë më shumë, si p.sh. të punoni së bashku në një bllok shënimesh të bashkëndarë, të shtosh regjistrime audio dhe të qasesh në përmbajtjen tënde nga pothuajse çdo pajisje.
Genius Scan
Genius Scan është një skaner në xhepin tënd. Ai të mundëson dixhitalizimin e dokumenteve me letër, krijimin e skedarëve PDF dhe magazinimin e menjëhershëm të tyre në OneNote.
JotNot Scanner
JotNot e konverton telefonin tënd iPhone në një skaner portativ shumëfaqësh. Mund ta përdorësh JotNot për të skanuar dokumente, fatura, dërrasa të bardha, kartëvizita dhe shënime në një format elektronik. JotNot ofron tani integrim të drejtpërdrejtë me platformën OneNote të Microsoft, që të mund t'i rezervosh dhe t'i organizosh shpejt dhe lehtë skanimet e tua me anë të llogarisë tënde të OneNote.
Livescribe 3 Smartpen
Me aplikacionin Livescribe 3 smartpen dhe Livescribe+, thjesht shkruaj në letër dhe shiko gjithçka të shfaqet në çast në pajisjen tënde celulare, ku mund t'i etiketosh, kërkosh dhe konvertosh në tekst shënimet e tua. Mund të dërgosh gjithçka tek OneNote që shënimet e tua me dorë dhe skicat të integrohen me pjesën tjetër të informacionit tënd të rëndësishëm.
Mod Notebooks
Mod është një bllok shënimesh prej letre në të cilin mund të qasesh nga reja kompjuterike. Mbaj shënimet me stilolaps dhe letër të zakonshme, dhe më pas ktheji faqet në format dixhital falas. Çdo faqe e një blloku shënimesh të plotësuar mund të sinkronizohet në OneNote dhe të ruhet përgjithmonë.
NeatConnect
NeatConnect i transformon pirgjet me letra në dokumente dixhitale dhe i dërgon drejt e në OneNote - pa një kompjuter. Nga cilado dhomë e shtëpisë sate ose cilado pikë e zyrës, përputhshmëria me Wi-Fi dhe ndërfaqja për ekran me prekje e NeatConnect e bën skanimin tek OneNote të shpejtë dhe të lehtë që të mund të kursesh kohë, duke e çuar organizimin dhe prodhimtarinë në nivele krejtësisht të reja.
News360
News360 është një aplikacion i personalizuar lajmesh falas i cili mëson se çfarë të pëlqen dhe sa më shumë ta përdorësh, aq më inteligjent bëhet. Me më shumë se 100 000 burime, ekziston gjithmonë diçka interesante për të lexuar, dhe historitë e parapëlqyera mund t'i ruash drejt e në OneNote me një trokitje të një butoni.
Nextgen Reader
Një lexues RSS i shpejtë, i pastër dhe i bukur për Windows Phone. Tani të lejon të ruash artikujt drejt e në OneNote. Lexim të këndshëm!
Office Lens
Office Lens është si të kesh një skaner në xhep. Mos humb kurrë shënimet në një dërrasë të bardhë apo të zezë dhe mos shiko asnjëherë më për dokumentet ose kartëvizitat e vendosura në vendin e gabuar, faturat e humbura apo pusullat ngjitëse të shpërndara. Office Lens i bën në mënyrë magjike imazhet e tua të lexueshme dhe të ripërdorshme. Kap përmbajtjen drejt e në OneNote me prerjen automatike dhe pastroje.
OneNote For AutoCAD
OneNote for AutoCAD do të të lejojë të mbash shënime bashkë me vizatimin tënd nga brenda AutoCAD. Kjo e rrit shumë produktivitetin e arkitektëve dhe inxhinierëve në të gjithë botën, të cilët përdorin AutoCAD për të krijuar vizatime në 2D dhe 3D. Këtyre shënimeve u bëhet kopje rezervë në renë kompjuterike dhe qasja në to është e mundur në çdo kohë. Përdoruesit mund t'i shikojnë këto shënime kur të hapin herën tjetër vizatimin në AutoCAD.
OneNote Class Notebooks
Organizo planet mësimore dhe përmbajtjen e kurseve në bllokun tënd dixhital të shënimeve me një hapësirë pune personale për çdo student, një bibliotekë përmbajtjesh për prospektet dhe një hapësirë bashkëpunimi për mësimet dhe aktivitetet krijuese.
OneNote Web Clipper
OneNote Web Clipper të lejon të ruash faqet e uebit nga shfletuesi në blloqet e tua të shënimeve të OneNote. Me vetëm një klikim, të ndihmon t'i fotografosh gjërat shpejt dhe të kujtosh më shumë në jetën tënde.
Powerbot for Gmail
Ruaj në OneNote emailet, bisedat dhe bashkëngjitjet e rëndësishme drejt e nga ndërfaqja e Gmail. Mjaft më me kalimet nga një aplikacion në tjetrin.
WordPress
Kompozo publikimet e tua të WordPress në çdo pajisje, nëpër platforma, në linjë ose jashtë linje në OneNote dhe ripërdor me lehtësi përmbajtjen nga të gjitha shënimet e tua ekzistuese.
Zapier
Zapier është mënyra më e lehtë për të lidhur OneNote me aplikacionet që përdor tashmë, si p.sh. Salesforce, Trello, Basecamp, Wufoo dhe Twitter. Përdore këtë aplikacion për të bërë kopje rezervë të shënimeve, për të regjistruar detyrat e përfunduara ose për të ruajtur kontaktet e reja, fotografitë, faqet e uebit e të tjera.