Kalo me lehtësi nga Evernote në OneNote dhe sinkronizo shënimet e tua në të gjitha pajisjet, falas. Mëso se si


Krijo sipas mënyrës tënde

A i shkarravit idetë e mira në peceta dhe shënime ngjitëse? Mos është regjistrimi i saktë më shumë në stilin tënd? OneNote të mbështet sido që t'u japësh formë mendimeve të tua. Shtyp, shkruaj ose vizato me ndjesinë që të jep stilolapsi mbi fletë kur shkruan me dorë të lirë. Kërko dhe shkëput nga uebi për të përshkruar idetë.

Një tablet që tregon OneNote në Windows 10

Bashkëpuno me të gjithë

Ekipi yt po arrin idenë e shekullit. Familja jote po planifikon menunë për një ribashkim të madh. Qëndro i informuar dhe i sinkronizuar kudo që të jesh.

Fotografi e një personi që përdor OneNote në një tablet për punë

Mendo me shënimet me bojë

Gati. Vendos. Vizato. Vegla e vetme që të duhet është një stilolaps ose një majë gishti. Mbaj shënime të shkruara me dorë dhe konvertoji më vonë në tekst të shtypur. Thekso gjërat e rëndësishme dhe shpreh idetë me ngjyra ose forma.

Ngjyra të shndritshme të vizatuara nga një penë e Surface

Qasu nga kudo

Mbaj shënim. Është e lehtë ta tërheqësh përmbajtjen nga kudo, edhe nëse je jashtë linje. Fillo në laptopin tënd, më pas përditëso shënimet në telefonin tënd. OneNote funksionon në çdo pajisje ose platformë.

Fotografi e OneNote e afishuar në iPad, iPhone dhe Apple Watch




Më mirë me Office

OneNote është anëtar i familjes së Office që tashmë njeh. Formo shënimet me pikat e marra nga emaili i Outlook ose ngulit një tabelë të Excel. Bëj më shumë me të gjitha aplikacionet e tua të parapëlqyera të Office duke punuar së bashku.

Fotografi e një ndërtese me zyra

Lidhu në klasë

Bashkoji nxënësit në një hapësirë bashkëpunimi ose jep mbështetje individuale në blloqet private të shënimeve. Dhe mjaft më me materialet e printuara. Mund të organizosh mësimet dhe të shpërndash detyrat nga një bibliotekë qendrore e përmbajtjesh.

Zbulo bllokun e shënimeve për në klasë

Fotografia e OneNote e afishuar në një Surface Book